Luka Jovic u prezantua si lojtari më i ri i Real Madridit, ditë që për sulmuesin serb do të mbetet në kalendar, pasi edhe vetë e pranoi se është djaloshi më i lumtur në botë në këtë ditë.

Gjithsesi gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme në prezantimin e tij. 

Kur po bëhej gati për të filluar konferencën për shtyp dhe pyetja e parë iu drejtua, Jovic mbeti në vend dhe u shastis për pak sekonda derisa i komunikoi një zyrtari se ka nevojë për përkthyes, duke qenë se nuk e kupton gjuhën spanjolle.

Një gafë e drejtuesve të klubit madrilen, duke mos marrë masat e nevojshme për këtë organizimin. Gjithsesi vonesa zgjati vetëm disa minuta, pasi një kufje dhe një përkthyes u vendosën menjëherë në dispozicion të Jovic, por fytyra e tij tregoi qartë tensionin dhe emocionet e futbollistit të talentuar.