Ronela Hajati ‘Dy në një’, ‘Gënjeshtar’ dhe ‘Pare’ projektet e reja të këngëtares

Sot ka qenë një ditë mjaft aktive për artistët e estradës sonë që kanë sjellë një numër të madh projektesh muzikore, dhe pritet edhe disa projekte të reja të publikohen gjatë mbrëmjes.

Ronela Hajati ka publikuar jo një po dy këngë, të cilat përfshihen në një video të vetme.

Për muzikën dhe tekstin e të dyjave është kujdesur vet Ronela, teksa incizimi është bërë në studion e Tull Production.