Ronela Hajati bën tatuazh të veçantë për babanë e ndjerë

Ronela Hajati shumë shpesh përmes rrjeteve sociale i ka bërë dedikime babait të saj të ndjerë.

Së fundi, ajo ka realizuar një tatuazh të ri në trup, ku përjetësoi emrin e babait të ndjerë, Marash.

Këngëtarja publikoi imazhe në rrjete sociale, në të cilën tregoi tatuazhin që e ka realizuar në krah.

Për ndryshe, “MVP” titullohet projekti i fundit nga Ronela Hajati, ndërsa po punon për këngët e reja.