Robert Abela zgjidhet kryeministri i ri i Maltës

Robert Abela është zgjedhur kryeministri i ri i Maltës, pasi u zgjodh për kryetar të Partisë Laburiste.
Zgjedhjet u mbajtën pasi kryeministri Joseph Muscat u detyrua të jepte dorëheqje muajin e kaluar pas presionit të gjerë për shkak të kontrollit të qeverisë mbi hetimet për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia e cila u vra me një bombë në makinë në tetor të vitit 2017.

Abela mori 57,9 për qind të votave, me një pjesëmarrje prej 92,5 përqind.

“Sot kemi vetëm një fitues; ajo është Partia Laburiste. Tani duhet të punojmë më shumë për të bashkuar vendin”, tha Abela pas fitores,

Muscat e uroi Abelën në Twitter.

“Krenar që do t’ia dorëzoj atij të hënën zyrën e Kryeministrit të Maltës”, tha ai.

Loading...