Rindërtimi pas tërmetit: Ndërtuesit 3 % për strehim social, të paguajnë dhe ata që ndërtuan keq

Dy javë pas tërmetit, kryeministri Edi Rama u bëri të qartë ndërtuesve se 3 % të sipërfaqes së ndërtimit do ta japin për strehimin social.

Kjo do të përdoret nga bashkitë dhe qeveria për të strehuar ata që mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Edi Rama: Të gjithë ata që ndërtojnë kanë detyrim ligjor 3 përqind ta kalojnë për nevoja sociale. Në ligjin e posaçëm ne do ta përfshijmë këtë gjë duke iu kërkuar të gjithë atyre që ndërtojnë aktualisht me lejet e Bashkisë.

Rama deklaroi se në 16 dhjetor do bëhet publik raporti i parë paraprak për dëmet, ndërsa paralajmëroi personat që mund të shkatërrojnë shtëpitë e tyre me qëllim që të bëhen pjesë e paketës së rindërtimit.

Ndër të tjera Rama bëri me dije se të prekurit nga tërmeti do qëndrojnë në shtëpi me qira deri në maj të vitit 2021.

Edi RamaKa raste që i bien me vare mureve të shtëpisë me idenë që do të marrin shtëpi të reja, do na e bëjë Elvisi, do na e bëjë qeveria, Arbri. Kjo histori ka një cak dhe u them mos bëni aventura të tilla sepse faktikisht iventari është ky që është.

Specialistja e ndërtimit dhe inxhinierja, Luljeta Bozo tha se duhet nisur puna pa humbur kohë për të inventarizuar çdo banesë dhe pallat të dëmtuar. Sipas saj, shqetësim është ndërhyrja abuzive në kolonat e pallateve në katet e para.

Luljeta Bozo: S’kanë bërë themel fare e kanë ngritur katin e parë, pastaj kanë ngritur katin e dytë. Ra tërmeti u shemb. Kush i tha ta bëjë pa themel. Kush i tha ta bëjë pa një teknik. S’po themi të marrin një inxhinier, por pa një teknik. U bënë të gjithë ndërtues. Por nuk bëhet kështu. Një pjesë të kësaj përgjegjësie unë mendoj duhet ta mbajë edhe nga ana financiare “

Nga ana tjetër Elvis Naçi tha se fondacioni, duke pritur edhe grupe ndërtimi nga jashtë është gati të fillojë punën në Thumanë Sinkron Në këtë situata Akademia e Shkencave ka shprehur gatishmërinë të bëjë studime për sizmiologjinë.