REZOLUTA që pritet këtë javë të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë, e cila ka të bëjë me ngërçin e shpërfaqur politik lidhur me Vendimin e kryetarit të shtetit Ilir META për Ç^DEKRETIMIN gjegjësisht anulimin e zgjedhjeve lokale të paracaktuara për me 30 qershor, është mjeti përkatës politiko-juridik në kushte të gjendjes vakante institucionale. Në mungesë të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese për shkak të procesit të VETTINGUT (formatimi në përbërje nuk është i kompletuar), sipas gjitha gjasave, mazhoranca duke pasur para sysh se mocioni për shkarkimin e presidentit Meta sipas dispozitave kushtetuese duhet të dërgohet Gjykatës kushtetuese për vërtetimin e fajësisë sepse është organ kompetent që deklaron shkarkimin- pra mazhoranca ka vendosur të procedoj propozim-REZOLUTË, në të cilën është NOTUAR se KUVENDI u bënë thirrje organeve publike që kanë të bëjnë me çështjet e organizimit dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve , aktin e presidentit ta konsiderojnë INEKZISTENT. Madje përshëndetet edhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ja se çka shkruan në nenin 90 të Kushtetutë së R. së Shqipërisë dhe në propozim draftin e REZOLUTËS që pritet të miratohet pas shqyrtimit 5 orësh në kuvend . ( Neni 90 ) (Cit…) 1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij. 2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. 3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. * * * DRAFT-REZOLUTA ( Cit…) # Kuvendi i Shqipërisë mbështet qëndrimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vijimin e procesit zgjedhor dhe inkurajon këtë organ të vijojë të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019 nisur si rrjedhojë e zbatimit të Dekretit të Presidentit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke e njohur këtë të fundit si të vetmin akt të ligjshëm të nxjerrë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në kuadër të zgjedhjeve vendore 2019. Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendore të Qershorit 2019 të konsiderojnë si inekzistent aktin e Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.# * * * P.S- Ndonëse presidenti mund të ketë informacione kredibile për faktin se situata është e tensionuar, dhe se spirala e saj mund të shkojë në rritje me pasoja të rënda, por normat juridike të përcaktuara ndjekin legalitetin, pavarësisht qëllimit , motivit të organit që ka sjellë aktin. (q.aliu)

Loading...