Këngëtarja e  zhanrit të muzikës folklorike dhe popullore Resmije Krasniqi, e pranishme në emisionin “KojshiaShow”, ka performuar live me këngën  “Larg teje oj nënë”, që i përkushtohet sakrificës së popullit të Kosovës në të kaluarën.

Këngëtarja Resmije Krasniqi, po bënë një karier të bujshme në muzikën folklorike, ku në shumë festivale popullore shpërblehet me çmime. Është nga këngëtaret e reja të ralla që është përcaktuar karrierën e saj në muzikë, ta zhvillojë në zhanrin e muzikës folklorike.

Ajo është e pranishme në të gjitha trevat shqiptare, madje këtë vit ka qenë këngëtarja më e preferuar nëpër ahengjet e ndryshme familjare.

Ndryshe, ajo është edhe pjesë e ansamblit më të madh kosovarë “Shotë Galica”.

Ja kënga e plotë ku mund ta dëgjoni:

Loading...