Renova ka siguruar shërbimet e mesfushorit Armend Aliu, i cili sezonin e fundit ka qenë pjesë e KF Ferizaj.

Kërçovari Aliu ka nënshkruar kontratë njëvjecare me skuadrën që drejtohet nga trajneri Bujar Islami.

Te Renova janë shprehur të kënaqur me angazhimin e Aliut.

“Po, kemi arritur marrëveshje me Armend Aliu, I cili ka ardhur nga klubi i Ferizajit të Kosovës. Është lojtar që me përvojën dhe kualitetin e tij shpresojë se do të na ndihmojë shumë në sezonin e ri”, tha drejtori sportiv Fisnik Nuhiu.

Kujtojmë se, Renova sot vazhdoi bashkëpunimin me pesë futbollistë të cilëve iu kishin skaduar kontratat dhe ata janë: Gafuri, Zuka, Velija, Velii dhe Mishkovski.

Loading...