Raportohet për 90 mijë të prekur nga virusi në Kinë

Pohimet e infermieres vijnë në kohën kur autoritetet kineze janë përballur me akuzat se po censurojnë informacionet mbi sëmundjen me shpresën të minizimojnë në opinion përmasat e krizës.

Nga Kina, virusi i ngjashëm me Sars-in që ka marrë 56 jetë njerëzish, është përhapur në pjesë të ndryshme të botës. Duke folur një video të postuar online, infermierja me fytyrën të mbuluar nga një maskë kirurgjikale thotë:

“Unë ndodhem në zonën ku u shfaq më së pari koronavirusi dhe jam këtu për të thënë të vërtetën. Në këtë moment, në provincën e Hubeiit, që përfshinë zonën e Wuhanit, e madje dhe në pjesë të tjera të Kinës, janë 90,000 njerëz të infektuar nga koronavirusi”, është shprehur ajo. Edhe pse Kina fillimisht i lavdërua për transparencën e saj në menaxhimin e situatës, tani pretendohet se zyrtarët vendas po kontrollojnë internetin dhe po fshijnë prej aty videot që tregojnë shkallën e vërtetë të përhapjes së virusit. Presidenti Xi Jinping, tha se vendi po përballet me një situatë të rëndë, e mbajti një mbledhje urgjente kabineti ku u diskutuan masat që duhen marrë për të luftuar përhapjen e virusit. Mjekët heronj që po merren më të sëmurat në Kinë thonë se janë të dërrmuar. Disa kanë plagë në fytyrë dhe lëkurë për shkak të maskave dhe veshjeve të posacme që duhet të mbajnë, ndërsa punojnë me turne të gjata, e madje për shkak të kostumeve të posacme, kanë vështirësi edhe për të përdoruar tualetin, ndërsa shpesh nuk i del koha as për të ngrënë./tch