Absolutisht, qeveria, e cila drejtohet nga personi që e denoncoi këtë rast, i vendos të gjitha në ujë, e lë mënjanë. Unë nuk kam ndërmend të mendoj as për dorëheqje, as për zgjedhje të parakohshme- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Edhe kreu i BDI- së Ahmeti me të njëjtën retorikë. “Edhe pse ka dallime dhe paragjykime nga anëtarë të caktuar të partisë, ajo nuk e rrezikon koalicionin, thotë ai.

Dje kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti e akuzoi kryeministrin Zoran Zaev se iu ka paraqitur dhe i ka kërkuar që të ndikojë tek anëtarët e Këshillit Gjyqësor për të zëvendësuar një gjykatës të caktuar, dhe pasi ai nuk pranoi, Antikorrupsioni nisi lëndë për të. Përndryshe, pas aferës “Reket”, VMRO-DPMNE kërkon dorëheqje dhe zgjedhjet e parakohshme sepse siç thonë ata, qeveria Zaev nuk ka më besueshmëri.

Loading...