Këtë të martë Rama njoftoi se ka paditur gazetarin gjerman Peter Tiede në lidhje me publikimet e disa përgjimeve të dala nga BILD. Basha reagoi ashpër ndaj këtij vendimi duke thënë se akti tregoi se kryeministri është në grahmat e fundit të pushtetit të tij autokratik. Më tutje Basha vuri në dukje se avokati që Rama ka marrë për të bërë padinë kërkon 13 euro në minutë (750 euro ora), para që sipas kryedemokratit Rama i ka nga krimi i organizuar.

Por disa minuta pas deklaratës së Bashës ka reaguar kryeministri, i cili përmes një postimi në rrjetin social ka tallur Bashën.

Ja çfarë shkruan Rama:

Artist,ti nuk zhgënjen kurrë,je njish!Je i pandehur për qindramijëra euro ruse a dreqi e di ç’janë,të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani. Se kuptove kurrë o njish që është shah politika,jo kukamçefthi as topa luftash,po mos u mërzit! Gjyqi do bëhet në Gjermani,faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat,për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij,do dalë e plotë. Gjermanisht

Loading...