Qytetarë të Maqedonisë në epiqendrën e epidemisë, MPJ: Nuk ka qytetarë tanë të infektuar nga korona virusi në Itali

Në hyrjen e vendeve të izoluara, nëpunësit policorë mbajnë maska mbrojtës. Nëpër rrugë nuk shihet njeri i gjallë. Incizohet nga ajri ose nga larg.

Dhjetë qytete dhe komuna në pjesën lindore të Italisë janë të izoluara. Janë zona të rrezikshme ku është i pranishëm korona virusi. Këtu jetojnë mbi 50 mijë banorë. Këtu nuk mund të hyjë, ose të dal dikush. Ata që do të shkelin rregullat arrestohen, nëse policia nuk mundet vetë, do të kyçet edhe ushtria.

Para se të hyjnë në fuqi masat, para shitoreve kishte kaos të madh për shkak se të gjithë dëshirojnë të sigurojnë ushqim.

“Ju lutem të jeni të durueshëm, të prisni. Ju lutem mos u shtyni, pritni këtu nga kjo anë të gjithë”, shpjegon një nëpunës policor.

Edhe para bllokimit të këtyre vendeve, qytetarët janë lutur që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktin me persona të tjerë.

Janë mbyllur shkollat, ndërsa janë ndaluar edhe mbledhjet publike.

“Mbyllja e vendeve publike është gjë e mirë, për shkak se nuk mund të shpërndahet virusi”, theksoi Piero Forlleo, banor i vendit të izoluar.

Si masa kujdesi janë mbyllur shkollar, muzetë, teatrot, kinematë.

Janë anuluar ndeshjet e futbollit, si dhe karnavali në Venecie.

Në këto pjesë të Italisë gjenden mbi 27 mijë qytetarë të Maqedonisë, por nuk ka informacione për qytetarë tanë të infektuar nga korona virusi. Sipas informacioneve të fundit, janë konfirmuar mbi 160 raste të të infektuarve nga ky virus vdekjeprurës.

“A dëshirojmë ta shndërrojmë Italinë në Lazaret? Nuk ka arsye për këtë, e as nuk duam të vijë deri te kjo”, potencoi Xhuzepe Konte, kryeministër i Italisë.

Jashtë Kinës, numri më i madh i të infektuarve nga korona virusi është regjistruar në Korenë e jugut. Në gjithë këtë kaos që po ndodh për shkak të korona virusit, ndodhi edhe lëshim te autoritetet japoneze. Lejuan 23 udhëtarë nga anija të largohen pas karantinës, por nuk kanë kryer testime, andaj tani në mënyrë shtesë do të bëjnë testime nëse udhëtarët kanë korona virus.