Qeveria teknike, vazhdojnë përlasjet verbale ndërmjet ministrave dhe zëvendësministrave

Kush ka bërë krime dhe kush ka udhëhequr keq me ministritë, janë këto akuzat që po qarkullojnë vetëm disa ditë pas formimit të Qeverisë teknike, nga ana e ministrave dhe zëvendësministrave shtesë nga LSDM dhe VMRO-DPMNE dhe nga të dyja partitë amë.

Nga LSDM thonë se kuadrot e VMRO-DPMNE-së në qeverinë teknike, kanë treguar mospasje njohuri për punën që e bëjnë dhe se po shpërndajnë gjëra të pa vërteta. Ndërkohë që nga VMRO-DPMNE kanë reaguar për parregullësi dhe shkelje të shumëta, që sipas tyre, i kanë gjetur nëpër ministritë ku janë vendosur. Zvendës Ministrja shtesë për punë të brendshme, Sllavjanka Petrovska publikoi shkrim në profilin e saj në rrjetin social facebook ku i vlerëson si plotësisht të pavërteta akuzat e ministrit të ri teknik të MPB-së, Naqe Çulev në lidhje me vendimet joligjore dhe bashkëpunim me strukturat kriminale. Sipas saj, të gjitha aktet e nënshkruara janë në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloren e MPB-së.

Sllavjanka Petrovska, zv minisre shtesë në MPB
“Edhe pse VMRO-DPMNE paralajmëroi person të ri, asesi t’i harrojnë vetitë e vjetra. Vazhdojnë të përhapin lajme të rreme se në MPB nuk ekziston statistikë komparative për gjendjen e kriminalitetit në periudhën kur në krye të MPB-së ka qenë Oliver Spasovski. Në të kundërtën, e vërteta është se jo vetëm që ka analizë, por tregon rezultate të jashtëzakonshme në krahasim me periudhën kur kjo ministri udhëhiqej nga VMRO”.

Ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev mbrëmë ka deklaruar se menjëherë do të kërkojë nga Departamenti për kontroll të brendshëm të proceduojnë të gjithë informacionet për përfshirje të zyrtarëve të MPB në aktivitete kriminale. Ai ka theksuar se këta persona do të largohen nga MPB për shkak se i sjellin dëm imazhit dhe nderit të atyre zyrtarëve të cilët në mënyrë profesionale dhe të ndershme kryejnë punën e tyre. Ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i LSDM-së të cilët nëpërmjet një komunikate theksuan se vetëm dy ditë i duheshin ministrit teknik të MPB, Naqe Çulev të vërtetojë se, siç theksohet në komunikatë, është pjesë e regjimit”.

Në Ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe atë të punëve të brendshëm janë vendosur ministra të rinj teknik, kuadro të VMRO-DPMNE-së, ndërsa paralelisht janë vendosur edhe zëvendësministra shtesë, kuadro të LSDM-së me të drejtën e vetos. Zëvendësministra shtesë janë vendosur edhe në Ministrinë e Informatikës dhe Administratës, ministrinë e bujqësisë dhe atë të financave. Pas dorëheqjes së ish kryeministrit Zoran Zaev, në vend të tij është vendosur Kryeministri teknik, Oliver Spasovski.
/SHENJA/