Qeveria spanjolle kërkoi nga Kuvendi me urgjencë të ratifikohet protokolli për Maqedoninë e Veriut në NATO

Qeveria e kryeministrit të ri të Spanjës, Pedro Sançez ka kërkuar në Kuvendi që Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO të ratifikohet me procedurë urgjente, duke e pasur parasysh faktin se Spanja është vendi i fundit nga 29-të, anëtaret e NATO-së që nuk e ka bërë këtë, njoftojnë mediat spanjolle.
“Është e nevojshme që Ratifikimi të bëhet me procedurë urgjente me qëllim që të mos zgjate përpjekjet e Spanjës si aleatë në NATO për pranimin e Maqedonisë në Aleancën”, thuhet në shpjegimin e qeverisë spanjolle.
Qeveria në Maqedoni në qershor ka dorëzuar në Kuvend kërkesë për ratifikimin e protokollit, por për shkak shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 10 nëntor, procedura ishte ndërprerë. /SHENJA/