Qetësia e Albinit ma kujton Rugovën

Kimete Berisha
Ne e kemi zgjedhur Albinin m’i ‘thy’ krahun e ‘komandantëve’ milionerë (mundësisht me ua konfisku pasurinë e paligjshme a na kish mbërri ymri), m’i largu hajnat, m’i luftu krimin, me marrë masa m’i ndalu nepotizmin e padrejtësitë nëpër Institucione, me ‘çliru’ Drejtësinë nga pushtuesi shqiptar.
Nuk e kemi zgjedhur me na bashku me Shqipërinë, me na ‘pajtu’ me Serbinë e me pyet Adriatiku në zemërim e sipër (sherri i fatit të papërmbushur të shefit të tij) ‘allaile a ke qejf m’u bë Kryeministër i krejt shqiptarëve’.
Av av av çfarë pyetje?
Të kallzoj nëse ti m’kallzon i pari: Allaile trego drejt a kishe pas qejt ti që një ditë prej ditëve m’u bë shef i Flakës?
(Q’ata nuk pranoj unë TV intervista se e kisha bë ‘pifti’ 😂).
Por më mirë si Albini, qetësia e të cilit ma kujton Rugovën.
Ishalla nuk ia ‘marrin’ atë qetësi.
Sepse me të folmen e qetë, edhe problemet i bën të duken të zgjidhshme.
Çfarë goditje të forta ndaj lezetit m’i udhëheq Tropojën, Llazaratin, Burrelin, rrugicat e Kukësit e varfanjakët tjerë më të mëdhej në Evropë. Sidomos m’u bë kryeministër i Edi Ramës, Andi Bushatit e Mustafa Nanos, a mund të ketë lezet më të madh!
Ne nuk kemi probleme me ideale (se s’kemi idelale, gjë s’po na vyjnë), ne kemi probleme reale.
Është paradoks që një idealist m’u merr me probleme banale, por ja që fati është kundërthënës.
Nisesh në jetë m’u bë vet i lumtur e përfundon duke i bërë të tjerët lumtur. Dhe me idenë me ikë prej mërzisë, zatetesh bash n’të.
‘Problemet’ ideale janë të bukura, bile më të bukura derisa nuk zgjidhen, se kur zgjidhen edhe ato zbresin në tokë e bëhen probleme reale.
S’e ka Albini atë fat.
Por, fati i tij hajnat dhe kriminelët shqiptarë shihen me sy të lirë, veç hyp n’cilëndo kodër, ua sheh villat, pallatet, kerret, poligamitë, mashtrimet, të gjithë shihen prej së largu.
Krejt çka i duhet Kryeministrit me lyp drejtësi derisa ta gjen.
Nëse s’ka mbet njeri i pakorruptuar në sistemin e Drejtësisë, me maru një prej ‘lloçi’. Me lyp ndihmë kundër krimit të organizuar, sepse njerëzit e ‘tyre’ nuk t’lënë me ‘prek’.
E ne pa shpëtu prej ‘tyre’ s’kemi çare.
P.S. Dhe fati i Albinit që e ka ‘rival’ politik Dautin.
Kur flet Dauti, më mirë s’po flas hiç, se sa herë ia përmendi emrin ‘e shoh ëndërr maçokun ‘.