Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin pranë fshatit Boshanj në rrethin e Kolonjës duke dëmtuar një sipërfaqe deri në 15 ha me dushk dhe pisha.

Si pasojë e flakëve pjesa e pyllit mbi fshatin Boshanj po digjet me shpejtësi, ndërsa zjarri është shtrirë edhe në sipërfaqet e gjelbra pranë fshatrave Psar e Lubonjë.

Kjo është hera e dytë në pak vite që digjet pylli pranë fshatit Boshanj në Kolonjë, por tashmë me pasoja më të rënda.

Ndërkaq, në rrethin e Kolonjës ka patur këto ditë shfaqje të zjarrit edhe në pyllin pranë fshatit Radom. / Opinion.al

Loading...