Putin do të vizitojë Izraelin dhe Palestinën

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka bërë të ditur se presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Palestinën më 23 janar.

Peskov u tha gazetarëve në Moskë se presidenti rus do të udhëtojë në Izrael dhe Palestinë të enjten.

“Në dy ditët e ardhshme, (Putin do të realizojë) një udhëtim rajonal në rajonin Lipetsk dhe një udhëtim ndërkombëtar në Izrael dhe Palestinë”, tha Peskov.

Më 23 janar, Putin pritet të marrë pjesë në Forumin Botëror të Holokaustit në Kuds, ku dhe do të hapet një monument për viktimat e rrethimit të Leningradit.

Ministri i Punëve të Jashtme i Palestinës, Riyad Al-Maliki tha se Putin pritet të shkojë në Betlehem për bisedime me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.

Putin vizitoi Palestinën në vitin 2012 dhe në vitin 2017.