Publikohet bashkëpunimi mes Dhurata Dorës dhe Maitre Gims

Është bërë e ditur javën e kaluar se dyshja janë drejt finalizimit të këngës.

Para ca ditë Dj personal i këngëtarit francez bëri të ditur se kënga e Maitre Gims dhe Dhurata Dorës është drejt përfundimit, shkruan lajmi.net.

Tanimë bashkëpunimi i titulluar ‘Te quiero’ është publikuar dhe bashkëpuntor i dyshes është edhe Dj Assad.

Kënga fillimisht është punuar në versionin ‘audio’ dhe pritet më vonë t’i punohet edhe klipi.