Me thirrjet kundër Ali Ahmetit dhe me pankarta të ndryshme në duar ku atë e akuzojnë për “tradhëti”, të hënën në mesditë është zhvilluar në Tetovë protesta e qetë për bisedat e përgjuara të krerëve më të lartë të BDI-së që po publikohen në rrjetet sociale, shkruan gazeta Lajm.

Protestestuesit që u nisën prej para ogjektit të Universitetit të Tetovës drejt selisë së BDI-së në Recicë të Vogël, u ndaluan nga një kordon i policisë që nuk lejonte turmën t’i afrohet selisë së partisë.

Protesta kundër BDI-së në Tetovë. Vëllai i El Chekës: Ali Ahmeti po vret shqiptarët (VIDEO)

Protesta kundër BDI-së në Tetovë. Vëllai i El Chekës: Ali Ahmeti po vret shqiptarët (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Monday, June 24, 2019

“Siç e shihni edhe vetë jemi të bllokuar nga forcat e policisë me urdhër të Ali Ahmetit. Këtë protestë e nisëm në Tetovë për arsye se në këtë vend qendron objekti i BDI-së prej ku jepen urdhëra për vrasjen, burgosje dhe shumë e shumë plane tjera kundër shqiptarëve të Iliridës”, tha Blerim Ahmeti, organizatori i protestave.

Organizatori i protestës, Blerim Ahmeti, kërkoi nga forcat e rendit të largohen nga rruga dhe u munduar t’ia sqaronte zyrtarëve të policisë se protesta është e drejtë demokratike e qytetarëve, por nuk hasi në mirëkuptim.

Ai, tha se policia nuk do të arrijë qëllimin për të heshtur zërin e shqiptarëve kundër Ali Ahmetit dhe BDI-së.

“Kohëve të fundit dëgjojmë edhe video-incizime ku dëgjohen zërat e kreut të BDI-së me kolegët e tij partiak që tallen dhe fyejnë në mënyrë më barbare popullin shqiptarë. Ata nënçmojnë edhe figurën e Skendërbeut. Lideri i DUI-t thotë që ka dalë nga gryka e pushkës por po ju themi se ju keni dalë nga gryka e pushkës që vret pa mëshirë shqiptarët anembanë”, tha Blerim Ahmeti para protestuesve.

Ndërsa, Engjush Gishti, njëri prejt drejtuesve të Lëvizjes Atdheu nga Tirana theksoi se shqiptarët duhet ti drejtojnë sytë nga Perëndimi. Ai përdori edhe një shprehje të ishpresidentit amerika Bil Klinton, i cili kishte deklaruar se shqiptarët kanë fituar shumë beteja, kurse tani duhet të fitojë betejën me  vetvetën.

“Të sjellim në memorje fjalën që na e la Bill Klintoni para pak ditësh në Prishtinë ku ai na tha se kemi fituar një betejë të madhe për çlirimin e Kosovës por tashti fillon beteja edhe më e madhe, ajo me vetveten”, tha Gishti.

Në protesta morë pjesë edhe disa ish ushtarë të UÇK-së të pakënaqur nga politikat e BDI-së dhe kreut të saj Ali Ahmeti. Por, përveç pakënaqësive ndaj BDI-së, qytetarët e tubuar në protestë i dërguar porosi edhe partive shqiptare në opozitës.  Ata paralajmëruan opozitën që të mos qëndrojnë duarkryq por t’i bashkangjiten protestave. “Mos të mendojnë se do ta shfrytëzojnë revoltën tonë për të ardhur në pushtet. Opozita duhet të zgjohet dhe të del bashkë me popullin shqiptarë në protesta”

Protesta e ditës së hënë u zhvillua e qetë dhe përfundoi pa asnjë incident. Ajo u organizua nga Blerim  Ahmeti, vëllai i El Chekës që publikon në rrjetet sociale “bombat” kundër lidërëve të BDI-së. Edhe pse nuk është ende e sigurt, mësohet se protesta e ardhshme do të zhvllohet gjatë ditës së premte. Organizatorët bënë thirrje për dalje sa më masive në protesta për të shprehur revoltën qytetare kundër drejtuesve të BDI-së pas publikimit të “bombave” të El Chekës./Gazeta Lajm

Loading...