U PROMOVUA LIBRI “SHQIPTARËT E MAQEDONISË SË VERIUT NË LUFTË PËR PAVARËSI KOMBËTARE (1844-1914)”, E PROF.DR.VEBI XHEMAILIT, e botoi shtypshkronja e mirënjohur FOCUS PRINT nga Shkupi.Sot në praninë e studentëve të historisë në katedrën e historisë në fakultetin filozofik të Universitetit të Tetovës u përuarua vepra më e re e Prof. dr. Vebi Xhemailit SHQIPTARËT E MAQEDONISË SË VERIUT NË LUFTË PËR PAVARËSI KOMBËTARE (1844-1914), kjo është vepra e gjashtë e profesor Vebi Xhemailit.Prof. dr. Halim Purellku në cilësinë e recenzentit, ndër të tjra tha se kjo vepër sjell risi ne rrafshin e historisë ngase autori prof. dr. Vebi Xhemaili ka hulumtuar nëpër akrivet e rajonit dhe te Stambollit dhe nxjerr ne pah te vertetat historike që kane qenë të pa thëna.Kurse, në cilësinë e redaktorit të veprës mr. Ismet Jonuzi-Krosi asistent në katedreën e historise, veprën e prof. dr. Vebi Xhemailit e vlerësoi si një kontribut të jashkëzakonshëm në radhë të parë ngase prof dr Vebi Xhemaili është një ndër themeluesit e UT dhe ishte prodekan i fakultetit filozok dhe mbajti ligjëratën e parë me studentët e kadedrës së historisë në muajin shkurt të 1995, pra me këtë vepër hedh poshtë përpjekjet e historisë së ideoligjizuar dhe me këto argumente dhe dëshmi ne duhet që ta prezantojmë historinë tonë para botës së qytetëruar. Sipas Krosit, kjo është vepra me karakter jetik e profesor Vebiut pasi tërë jetën e tij ia ka kushtuar historisë së popullit shqiptar.Dekani i fakultetit filozofik prof dr Ibish Kadriu, i cili falenderoi profesor Vebi Xhemailin, që sipas tij profesori kurrë nuk e ndryshoi qëndrimin parimor shkencor për çështjen kombëtare shqiptare dhe ja sot e kurorëzoi me këtë vepër kapitale.Dekani i fakultetit filologjik prof. dr. Berton Sulejmani, i cili u përqëndrua në rëndësinë e aktoktonisë së shqiptarëve në këto troje përkatësisht të Maqedonisë së Veriut.Ish dekani i fakultetit filozofik prof dr Zeqirja Idrizi ndër të tjera tha se, kjo vepër në vete ngërthen material të bujshëm arkivor, përmes së cilës dua të shuaj mallin me kujtesën, gjithashtu theksoi se, librin përfshinë tri periudhat më të rëndësishme të kombit shqiptar ajo e 1843/44 kryengritja e Dervish Carës, 1878 Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Shpallja e Pavarësisë më 1912. Prof. Dr. Zeqirja Idrizi e dëshifroi me shumë kujdes letrën e nënshkruar nga Mehmet Pashë Derala, Isa Boletini dhe Qerim Begolli, të cilët këtë peticion ua dërguan fuqive të mëdha në vitin 1913 për përcaktimin e kufijve.Gjithashtu, në këtë promovim fjalë miradie shprehën edhe prof. dr Florim Ajdini dhe prof dr. Hyreme Gurra, që me shumë kënaqësi i kanë ndihmuar në përkthimin e vlerësimit të librit, ndërsa profesoresha Hyreme Gurra u zota publikisht se do të ndihmojë vullnetarisht në përkthimin e së paku 100 fletëve të ketij libri në gjuhën angleze që e vërtata e kombit shqiptar të dihet edhe në botën e qytetëruar.Material i shkëputur nga fjala e recensentëve: Prof. dr. Halim Purellku dhe Prof. dr. Nuri Bexheti të librit SHQIPTARËT E MAQEDONISË SË VERIUT NË LUFTË PËR PAVARËSI KOMBËTARE 1844-1914, e autorit Prof. dr. Vebi Xhemaili,Qëllimi i kësaj monografie është lufta heroike e shqiptarëve të Maqedonisë së sotme nga Kryengritja e Dervish Cares deri në fillim të Luftës së Parë Botërore. Me këtë vepër shkencore-historike të mbështetur në fakte, në territorin e Maqedonisë së sotme gjatë viteve 1844-1914. Po plotësojmë një boshllëk të historisë sonë nacionale.Për shkak të specifikave kohore dhe këndvështrimit të tanishëm të rrethanave të reja politike, Shkenca historike na ofron mundësi analitike të jemi sa më objektiv në veprimet e përgjithshme gjeopolitike dhe ushtarake të ekzistimit të veprimit të Shqiptarëve të Maqedonisë me të gjitha ato performansa pozitive dhe negative të funksionimit të lidhjeve me krerët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, për ta bërë luftën për çlirim nacional të shtetit të parë të bashkuar shqiptar.Dokumentet e kohës flasin qartë se Shqiptarët e Maqedonisë së sotme me krenari kanë luftuar kundër Perandorisë Osmane, pastaj edhe asaj Serbe për ta bërë shtetin e tyre etnik shqiptar duke filluar nga luftërat Nacional-Çlirimtare që kishte filluar në fillim të shek. XIX midis popujve të Ballkanit, nga Serbia, Greqia dhe Bullgaria. Këta shtet arritën gjatë këtij shekulli të fitojnë pavarësinë e tyre kombëtare. Edhe Shqiptarët në këto luftëra ndihmuan fqinjët e tyre që të fitojnë lirinë e tyre nacionale. Në këtë kohë edhe shqiptarët e kishin filluar lëvizjen e tyre nacionale.Shqiptarët e Maqedonisë luftën e tyre e fillojnë me Kryengritjen e Dervish Care dhe çlirimin e Shkupit në janar 1844, dhe vazhdojnë luftën e tyre për çlirim nacional pa ndërprerë deri me fillimin e Luftës së Parë Botërore. Shqiptarët e Maqedonisë morën pjesë aktive në të gjitha ngjarjet me rëndësi historike për çlirimin e Shqipërisë në Lidhjen e Parë të Prizrenit, Në Kongresin e Manastirit, në Kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare 1909-1912, kur Kryengritësit shqiptarë hynë në Shkup më 12 gusht 1912.Shqiptarët e Maqedonisë për funksionimin e shtetit etnik midis Ballkanit morën pjesë aktive në të gjitha segmentet; si në aspektin administrativ, ligjor, juridik, arsimor dhe pjesëmarrja e shqiptarëve të Maqedonisë së sotme në operacionet luftarake deri në Shpalljen e pavarësisë Kombëtare në Vlorë.Ky konstatim është shumë i saktë se shqiptarët dhe liberalizimi i tyre shpirtëror gjithmonë u ka ofruar një jetesë të mirëfilltë fqinjësore fqinjëve të tyre në çdo aspekt, të gjithëve pa marrë parasysh nacionalitetin, ku më së miri shihet me shembuj konkret në brendinë e këtij punimi shkencor. Po ashtu në këtë punim shkencor është përdorë metoda komparative gjatë metodologjisë së punës shkencore në përgatitjen e kësaj monografie flasin qartë për relacionet e trashëguara midis shqiptarëve dhe sllavëve nga ardhja e tyre në këto troje, duke kultivuar traditat e njëri tjetrit, bile sa shpeshherë ato janë respektuar në festa të ndërsjella fetare.Në bazë të vlerësimit tonë ky punim i përbush të gjitha kriteret shkencore të paraparë me metodologjinë më të re të kërkimeve historike. Po ashtu në këtë punim janë evidentuar disa fonde të arkivave, si: Shkup, Tiranë, Beograd, Stamboll dhe Sofje. Po ashtu punimi ka mbi 2900 fusnota, mbi 34 fotografi katër harta me ngjyra dhe disa faksimile, ku janë të theksuara mbi 300 libra, si dhe dokumente historike.Prandaj i propozojmë ministrisë së Kulturës që ky libër “Shqiptarët e Maqedonisë në luftë për pavarësi Kombëtare 1844-1914” të botohet, pasi është në mirë të shkencës dhe lexuesve për të njohur sa më mirë një periudhë historike të popullit shqiptarë në Maqedoni dhe më gjerë për periudhën e luftës për Pavarësi të popullit shqiptar nga viti 1844-1914, shkruajnë recenzentët e librit në fjalë.Në këtë promovim autori u shpërndau libra stuidentëve dhe pjesëmarrësve siç u shpreh prof dr Vebi Xhemaili se kjo ishte ëndërra ime jetike që nga themelimi i UT, zyrtariyimi i UT dhe kjo që sot unë studntëve të këtij tempulli ua dhuroj këtë vepër.