Delegacioni i Republikës së Italisë, i kryesuar nga Federiko Kafiero De Raho, prokuror publik nacional për ndjekje të mafies dhe terrorizmit dhe Franko Gabrieli, drejtor i policisë italiane – drejtor i përgjithshëm për siguri publike, sot ndodhen për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Delegacioni italian do të marrë pjesë në konferencën “Bashkëpunim i përbashkët dhe ndihma juridike në luftën kundër krimit të organizuar transnacional” që do të mbahet në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të vizitës prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski dhe prokurori publik nacional për ndjekje të mafies dhe terrorizmit, Federiko Kafiero De Raho do të nënshkruajnë Memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim të të dy institucioneve.

Konferenca e sotme ka të bëjë me sigurinë nacionale dhe internacionale, kundër grupeve të organizuara kriminale. Lëvizjet e grupeve kriminale në kufijtë e shtetit dhe jashtë saj në të gjitha vendet e Ballkanit dhe Bashkimit Evropian. Jemi këtu për të dhënë ndihmën tonë kundër grupeve kriminale, bashkëpunimin për ekstradimin e grupeve kriminale. Bashkimi Evropian ka marrë masa për kontrollin e kufijve dhe luftën e grupeve kriminale të organizuara në vendin e tuaj dhe në në të gjithë rajonin. BE-ja ka filluar projekte konkrete dhe ka financuar miliona euro për vendet e Ballkanit perëndimor duke ndihmuar me specialistë nga Evropa si Europoli ose EuroJust . Bashkëpunimi mes Italisë dhe Evropës ka qenë i madh dhe do të vazhdojë të jetë po ashtu edhe me vendin tuaj- tha Federiko Kafiero De Raho, prokuror publik nacional për ndjekje të mafies dhe terrorizmit.