Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot pasdite në aeroportin e Shkupit ka pritur Princin Edward, kontin e Sussex-it.Me këtë rast, Shekerinska në Twitter ka shkruar “një vizitë unike që flet për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve”.Madhëria e tij, Princi Edward nesër do të marrë pjesë në manifestimin e organizuar në Filarmoninë Kombëtare për të shënuar bashkëpunimin midis Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë Veriore në sferën e arsimit, mjedisit jetësor dhe artit.Kjo është vizita e dytë e Princi Edward në Maqedoninë e Veriut.  Në vitin 2006, ai kishte vizituar vendin tonë me rastin e hapjes së objektit  të ri të Ambasadës Britanike në Shkup.