Pranë fotos me William Walker, Gold AG shkruan disa vargje për Reçakun

Në fotografinë pranë diplomatit amerikan, William Walker, reperi Gold AG shkroi disa fjalë për Reçakun, shkruan lajmi.net.

Një muaj para përvjetorit të 21-të të masakrës së Reçakut, reperi ka shkruar vargje prekëse për të rënët në këtë masakër.

Këto vargje vijnë në ditën kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se masakra e Reçakut është një trillim i sajuar nga William Walker.

“S’HUP GJAKU PREJ REÇAKU THËRRASIN NANAT E FMIJA. KREJT JANARI N’GJAK SHQIPTARI U LA ME GJYMTYRËT E MIA”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Gold AG është “Adem Jashari” në bashkëpunim me Shyhrete Behlulin. /Lajmi.net/

Loading...