Pollozhani: Ky është mashtrimi I radhës i BDI

Shpëtim Pollozhani
MASHTRIMI I RRADHËS
BDI e ,,kushtëzoi” votimin e anulimit të Ligjit për Llstrim me sjelljen e Ligjit për çdëmtim të ish të burgosurve politikë shqiptarë të dënuar nga ish sistemi jugosllav.
Parlamenti i MV në vitin 2002 dhe në vitin 2004 e miratoi një ligj me të cilin statusin e të burgosurit politik e fituan vetëm MV të dënuar nga ish sistemi. Në bazë të këti ligji ata u çdëmtuan deri në brezin e tretë.
Shqiptarë e ndien veten të diskriminuar me këtë ligj.
Shoqata e të Burgosurve Politikë Shqiptarë angazhoi juristë eminentë, të cilët e hartuan një Ligj duke e marë si shembull Ligjin e Shqipërisë dhe të Kroacisë.
Në vitin 2005 Ligji iu dorëzua PDSH dhe BDI.
Me Ali Ahmetin kemi pasur dy takime për këte Ligj, mirëpo, as BDI dhe as PDSH nuk e nxorën Propozim Ligjin
në Komisionin perlamentar pë sistem politik.
Mbi 150 ish të burgosur e paditën shtetin për mospërfshirje të shqiptarëve në ligjin egzistues.
Pothuajse të gjithë paditësit u shantazhuan, u kërcënuan që më në fund të tërhiqen shumica e paditësve.
Vetëm tre padi i kaluan të gjitha instancat në vend dhe me këte u krijuan kushte për ta paditur shtetin në Gjyqin e Strazburit, i cili me vendimet që i solli duket se e luajti vallen e gjykatave të vendit.
Si u bë që asnjëra parti politike nuk e ka në programin e vetë çdëmtimin e ish të burgosurve politikë, kur dihet se nuk ka familje shqiptare që nuk ka pasur të persekutuar politikë!
Segregacioni i ish të burgosurve politikë shqiptarë është më i rëndë se ai i Aparthedit të Afrikës së Jugut.
Edhe mali i ishte ankuar sopatës përse e pret. Sopata i kishte thënë: sikur të mos ishte bishti që ma ke dhënë ti, unë nuk do të isha gjë tjetër perveç’se një copë hekur.

Loading...