Nëpër Tetovë kanë filluar të qarkullojnë zëra se nga Shkëndija do të largohen Qatip Osmani dhe kryetari Visar Bexheti. Në vend të Qatos në stolin kuqezi do të ulej trajneri i mirënjohur nga Kosova, Bylbyl Sokoli, shkruajnë mediat maqedonase, trasmeton gazeta Lajm.

Ka edhe kandidatë të tjerë, por megjithatë Osmani edhe me tej qëndron mirë me sponsorin. Mirëpo nuk dihet kush do ta zëvendësojë Visar Bexhetin në pozitën e kryetarit. Gjithashtu përflitet se edhe pesë lojtarë kanë kërkuar të shkëpusin kontratat. /Gazeta Lajm/

Loading...