Plas sherri, Olti Curri sjell skemën si mbërriti Alketa Vejsiu në Sanremo

Alketa Vejsiu dje konfirmoi se do të jetë në mesin e prezantueseve të Festivalit Sanremo.

Gjatë ditës së djeshme, Alketa Vejsiu deklaroi se ëndrra e saj më e madhe në karrierë u bë realitet, shkruan lajmi.net.

Atë do ta shohim në të njëjtën skenë me emra të njohur përfshirë Monica Belluci, Georgina Rodriguez, e shumë të tjerë.

Por, pas këtij lajmi, ka reaguar opinionisti Olti Curri, i cili përmes disa postimeve ‘thumbuese’ krijoi skemën se si erdhi Alketa deri në Sanremo.

Ai thotë se personi që duhet ta falënderojë Alketa është Edi Rama, për shkak të miqësisë që ka me bashkëshorten e tij, Linda Ramën.

Alketa në një positm kishte shkruar “Lutjet e tua u bënë realitet. Zoti të bekoftë”.

Por, pas gjithë kësaj, Alketa dhe Olti më nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.