Federata e basketbollit e Maqedonisë së Veriut është bërë me kryetar të ri. Dhe, ai është Pero Antiç, legjenda e basketbollit të Maqedonisë së Veriut, duke ardhur në vend të Petar Naumovskit. Ai ishte kandidat i vetëm për këtë pozitë, dhe fitoi besimin e shumicës së klubeve.
Në Kuvendin zgjedhor prej 26 klubeve, 17 qëndruan pas emrit të Pero Antiç./Gazeta Lajm/