Për një javë trefishohet numri i të prekurve nga gripi

583 raste të reja me grip janë regjistruar gjatë javës së dytë të Janarit, numër ky i cili është për gati tre herë më i lartë në krahasim me javën e parë të 2020-tës. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik tregon se edhe javën që lamë pas moshat më të prekura nga gripi janë ato të moshës nga 15 deri 64 vjeçare, ndërkaq qyteti i Dibrës ka regjistruar më shumë raste. Gripi gjithsej është përhapur në 23 komuna të shtetit.

Në pesë komunat të cilat konsiderohen si njësitë lajmëruese, para së gjithash Gostivari dhe Strumica si dhe Dibra, Sveti Nikolla dhe Radovishi ku aktiviteti i virusit të gripit e ka kaluar nivelin e kufirit sezonal. Ata ndodhen në aktivitetin sezonal të gripit derisa Gostivari dhe Strumica kanë hyrë në fazën mesatarisht të lartë sa i përket intensitetit e aktivitetit të virusit të gripit. Pasi që në 23 komuna të vendit janë regjistruar raste me grip mund të themi se gripi është shtrirë në më shumë se 50% të shtetit”-pohoi Gordana Kuzmanovska, Instituti i Shëndetit Publik.

Rreth 15.000 qytetarë deri më tani janë vaksinuar kundër gripit me vaksina komerciale, ndërsa vaksina pa pagesë, kanë pranuar mbi 27.000 qytetarë të kategorisë së rrezikuar. Në nivel të Evropës përhapja e gripit për këtë vit ka filluar më herët krahasuar me vitet paraprake./Alsat