Për herë të parë Greqia pritet të drejtohet nga një grua

Magjistratja, Ekaterini Sakellaropoulou, 63 vjeçe, i ka të gjitha mundësitë për t’u zgjedhur sot presidente e Republikës greke dhe të bëhet gruaja e parë në historinë e Greqisë që mban këtë post, kryesisht honorifik.

Me flokë të zeza dhe syze të vogla të rrumbullakëta, presidentja aktuale e Këshillit të Shtetit, mbrojtëse e zjarrtë e mjedisit pritet të zgjidhet që në raundin e parë të zgjedhjeve, me propozim të kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis, nga të paktën 260 deputetë nga 300 të tillë.

Ekaterini Sakellaropoulou është kandidate e partisë “Unitet dhe Progres”, gjithashtu e prezantuar nga kryeministri konservator, që e ka zgjedhur në këtë post sepse ajo tejkalon ndarjet e zakonshme mbipartiake.

Emri i saj u shfaq më 15 janar gjatë një fjalimi solemn në televizion, Kyriakos Mitsotakis se kandidatja ka bërë menjëherë konsensus në një shoqëri të ndarë, por shumë patriarkale, nën petkun e grupit europian për sa i përket barazisë.

“Ka ardhur momenti që Greqia të hapet në të ardhmen”, theksoi kryeministri.

Ai u kritikua, që prej marrjes së funksionit, për emërimin e dy grave ministre në qeverinë e tij.

Loading...