Policia e Shkupit sanksionoi 33 shoferë të dehur dhe 28 të tjerë që vozitnin me shpejtësi të madhe. Këto sanksione ndodhën gjatë aksionit policor që zgjati gjashtë orë, prej orës 23 të së shtunës në mbrëmje  e deri në orën 5 të mëngjesit të sotëm. Policia ia mori patentat 27 shofërëve që vozitnin mbi shpejtësinë e lejuar. Ministria e Punëve të brendshme informon se gjatë aksionit gjashtë orësh janë zbuluar 48 shkelje të tjera, me 26 urdhra të kundërvajtjes dhe 22 urdhëra pagese të detyruara të lëshuara.

Ndërkaq, në periudhën prej 05:00 – 24:00 të datës 21 shtator Departamenti i Sigurisë së Trafikut Rrugor në SPB Shkup, ka kryer një kontroll veprimi për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve motorike, të cilët tejkaluan shpejtësinë e lejuar të lëvizjes. Gjithsej 28 vepra penale janë kryer nga drejtuesit e mjeteve motorike për të cilat u janë shqiptuar dënime të përshtatshme. Janë zbuluar edhe 23 shkelje të tjera, për të cilat janë lëshuar 16 urdhra për kundërvajtje dhe shtatë urdhëra pagese të detyrueshme. Po ashtu policia ka marrë me karotrec 43 automjete të parkuara keq. /SHENJA/

Loading...