jë këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa katër të tjerë janë kënduar më lehtë në katër aksidente nga gjithsej shtatë që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në tre aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas buletinit të SPB Shkup, gjatë 24 orëve 67 shoferë kanë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara.  ndërsa pesë nën ndikim të alkoolit. Nga trafiku janë përjashtuar 13 shoferë sepse kanë drejtuar automjetin para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy shoferë fillestarë. Janë përjashtuar nga trafiku edhe nëntë automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe 13 shoferë të cilët kanë folur në celular derisa kanë drejtuar automjetin, si dhe shtatë shoferë të cilët nuk kanë mbajtur rripi sigurimi.

Janë ndërmarrë edhe masa kundër 14 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë.

Policia e trafikut ka lëshuar 80 gjoba për parkim të parregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 62 automjete.

Sektori për parandalim gjatë ditës së djeshme ka realizuar  leksione trafiku ku kanë marrë pjesë qytetarë si pjesëmarrës në trafik të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme.

 

Loading...