Për 2 mijë euro borxh përmbaruesit i’a bllokuan shtëpinë (VIDEO)

Për borxhin e papaguar të rrymës prej 2000 euro, përbaruesit i kërkojnë 12 mijë euro. Vajdin Ejupit nga Patishka Reka e Shkupit, thotë se në pamundësi për të shlyer borxhin, përmbaruesit i’a kanë bllokuar shtëpinë dhe gjithë pronën në fshat për të cilën ka punuar gjithë jetën, shkruan gazeta LAJM. Ai aktualisht jeton në lagjen Vizbeg ndërsa rrëfen se nuk ka asnjë të ardhur nga shteti.

Për 2 mijë euro borxh përmbaruesit i’a bllokuan shtëpinë (VIDEO)

Për 2 mijë euro borxh përmbaruesit i’a bllokuan shtëpinë (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Tuesday, January 21, 2020

“Për rrymën prej 2.000 eurove më kërkojnë 12.000 euro. Përmbaruesit ma kanë vlerësuar pronën për të cilën kam punuar 62 vite, dhe tani duan të ma marrin. Unë kam 20 anëtërë në familje dhe asnjë nuk është në punë shteti. Ku ti gjej unë paratë kur s’kam punar asnjëherë në punë shteti”, tha Vajdin Ejupi, nga Patishka Reka.

Bashkë me Vajdinin, në protesta kundër përmbaruesve ka dal edhe Predrag Popov nga Shkupi. Ai sqaron se prej vitesh përmbaruesit i marrin nga 5000 denarë në muaj për një borxh të pashlyer prej 1500 denarëve. Popovi, thotë se shteti i’a ka marrë edhe banesën për të cilën 17 vite kishte paguar qira. Sot, ai jeton tek disa miq të tij.

“Nga 1.500 denar përrmbaruesit më marrin 5.000 denar. Tjetra, më kanë larguar nga banesa, kjo qeveri. 17 vite kam paguar qira për banesën, erdhën dhe më larguan. Kam pension, por marrë vetëm 9.000 denarë, pasi 5000 mi ndalin. Është keq. Populli ka nisur të largohet jashtë, pasi thonë se atje ka më shumë demokraci”, tha Predrag Popov nga Shkupi.

Revoltën e tyre kundër punës së përmbaruesve e kanë shprehur sot dhjetra qytetarë, në protestën e organizuar para ndërtesës së Parlamentit në Shkup nga organizata joqeveritare “Stop për përmbaruesit”. Aktivistët qytetarë kërkojnë të ndërpriten pagesat e detyruara, shlyerjen e të gjitha borxheve të vjetra si dhe heqjen e kamatave. Sipas të dhënave të fundit, mbi 80 mijë qytetarë në gjithë vendin kanë llogari të bllokuara për shkak të borxheve të ndryshme. /Gazeta LAJM

Gazetar: Reshat Ibrahimi, operator: Muhamedin Osmani