Pendarovski s’është i bindur për zgjedhjet në prill

Presidenti Stevo Pendarovski nuk është i bindur se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen me 12 prill të vitit të ardhshëm siç u dakorduan partitë politike. Sipas Pendarovskit kjo nuk varet nga ai, pasi për ta çuar vendin në zgjedhje nevojiten 61 deputetë. Pendarovski gjithashtu tha se nuk është kundër asaj që Kuvendi të ratifikoj para kohe protokollin për anëtarësim në NATO ashtu siç kërkuan partitë opozitare.

Kuvendi shpërndahet me 61 deputetë, kush do të sigurojë dhe kur do t’i sigurojë, kur dëshiron do ta shpërndajë Kuvendin. Unë e kam komentuar këtë edhe më parë. Nuk varet nga unë, megjithatë edhe ashtu hyjmë gati në vitin e zgjedhjeve, unë nuk mund të shoh, mundet të kenë përllogaritje partiake të dyja palët që unë nuk i shoh, por nuk shoh se çfarë do të ndryshojë  dukshëm nga prilli deri në  vjeshtë ose deri në dhjetor, kur është edhe afati I fundit- tha Pendarovski.