Koordinatori Nacional për NATO, Stevo Pendarovski, dje gjatë një interviste në TV Shenja, ka deklaruar se nuk do ta refuzonte kandidaturën për kryetar shteti. Ai më tutje ka shtuar se nuk do pranonte të bëhej kryetar shteti pa votat e shqiptarëve.

“Atë që e di nga LSDM, është e saktë që emri im figuron në listë si njëri nga kandidatët potencial. Nuk mundemi të zgjedhim president etnik. Mitingu im i fundit në vitin 2014 ishte në qendër të Tetovës, unë mbajta fjalim nën ombrellë. Fjalët e mia të fundit ishin se unë kërkojë mbështetjen e shqiptarëve, dhe të ju them se nëse sonte shoh që nuk kam fituar vota nga të gjitha bashkësitë etnike, ndërsa kam fituar si president, e lë postin”, deklaroi Pendarovski në emisionin ‘Studio e hapur’ në TV SHENJA.

Pendarovski është ndër kandidatët potencial më serioz të LSDM-së dhe një ndër njerëzit që gëzon përkrahjen e SHBA-së. Ai në anketa është vlerësuar pozitivisht edhe nga shqiptarët.

Duhet theksuar se Pendarovski për faj të BDI-së në zgjedhjet e fundit Presidenciale doli i humbur në garë me Presidentin aktual Ivanov edhe atë falë lojës jo të ndershme që BDI sajoi me bojkotin e zgjedhjeve dhe me kërkesën e tyre për President konsensual.

Loading...