Pele, pas lajmit se është në depresion dhe s’del nga shtëpia: S’kam frikë

Legjenda braziliane Pele i ka mohuar shqetësimet për shëndetin e tij, duke insistuar se ai është mirë dhe se nuk ka frikë.

Djali i Peles, Edinho, tha para disa ditëve se babai i tij ishte në depresion dhe nuk pranonte të dilte nga shtëpia shkaku i problemeve me ijën e tij, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, tre-herë fituesi i Kupës së Botës, Pele – i cili i mbush 80 vjeç  në tetor – i mohoi këto shqetësime të enjten.

“Faleminderit për lutjet dhe shqetësimet e juaja. Unë jam mirë. Do t’i mbush 80 vjeç këtë vit. Kam ditë të mira e të këqija. Kjo është normale për njerëzit e moshës time”, ka thënë Pele, në një deklaratë të lëshuar.

“Nuk kam frikë, jam i përkushtuar dhe kam vetëbesim për atë që e bëj. Javën e kaluar e pata fatin ta takoj presidentin e Konfederatës Braziliane të Futbollit në studion ku po e incizoja dokumentarin tim”.

“I kam pasur dy sesione fotografimi muajin e kaluar për kampanjat që i përdorin fotografitë dhe deklaratat e mia”.

“I kam të planifikuara edhe disa evente të tjera. Nuk u shmangem takimeve që i kam të agjendën time të ngarkuar. Unë vazhdoj t’i pranoj limitimet e mia fizike në mënyrën më të mirë të mundshme, por tentoj të vazhdoj përpara. Zoti ju bekoftë të gjithëve”. /Gazeta Express/