Kina vlerësoi sot se Lufta tregtare me SHBA-në me siguri mund të zgjidhet nëpërmjet një dialogu të ekuilibruar, në mes të rifillimit të negociatave dypalëshe pas takimit mes Donald Trump dhe Xi Jinping.

“Shqetësimet themeltare të Kinës duhet të merren parasysh në mënyrën e duhur”, deklaroi sot gjatë një konference për shtyp Gao Feng, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë.

“Jam i sigurt se nëse dy palët munden, nëpërmjet një dialogu të drejtuar nga barazia dhe të marrin në konsideratë shqetësimet legjitime të tjetrit, sigurisht që do të jenë në gjendje të gjejnë një zgjidhje ndaj problemit”, thekson ai.

Më 29 qershor, në kuadër të samtit të G20-ës në Osaka, Japoni, presidenti amerikan Donald Trump dhe ai kinez, Xi Jinping ranë dakord që të rifillojnë negociatat tregtare.