Një mjeke e rreme shqiptare nga Kantoni Schaffhausen, i ka marr zviceranit Georg G. mbi 200,000 franga nga xhepi i tij. Ai nuk është viktima e vetme.
Me pallton e saj të bardhë dhe me një stetoskop rreth qafës, Imera I. (36) ka postuar foto në llogarinë e saj në Facebook. Një tjetër foto tregon zeshkanen e bukur me rrënjë kosovare para një dollapi me ilaçe. Në një foto tjetër, ajo paraqet me një dollap përplot me libra mjekësorë për kirurgji, anatomi, gjinekologji dhe shërbimit të emergjencës. Bile, edhe një portal lajmesh i kishte dedikuar gjithashtu një portret “Mjekes I.”.
Por Imera I. nuk është një mjeke e vërtetë. Përkundrazi, ajo thuhet se i ka mashtruar disa fqinj dhe të njohur duke u paraqitur si një mjeke që ka nevojë për para.
Një nga viktimat është fqinji i saj, Georg G., të cilit Imera ia ka marr 212,000 franga. Në mars 2019, ai paraqiti një ankesë kundër Imera I. në policinë e Schaffhausenit për mashtrim komercial dhe falsifikim dokumentesh. Policia nuk e ka komenton rastin për shkaqe taktiko-hetuese. Për Imera I. aplikohet prezumimi i pafajësisë.
Gjithçka filloi në dhjetor 2017. Georg G. dhe gruaja e tij Felicia G. kishin një marrëdhënie fqinjësore me Imera I. “Ne shpeshkemi bërë zgarrë së bashku”, thotë G. Në një mëngjes, Imera i kishte rënë ziles. “Sapo u ulëm me bashkëshorten për mëngjes, ajo kërkoi urgjentisht 40.000 franga”, thotë G. Ajo u kishte thënë se po menaxhonte me një ordinancë në Kantonin e Cyrihut, së bashku me mjekun Klaus M. dhe nuk po mund t`i paguante më barnat. “Ajo tha se do t`i humbiste pacientët e saj nëse nuk do të gjente para”, thotë G.
Të nesërmen, çifti vendosi t`i ndihmonte të afërmes së tyre. “Imera kërkoi para të gatshme, të cilat i pagova me 40.000 euro”, pohon Georg G. për “20 Minuten”, përcjell Shtegu.com. Ai dhe bashkëshortja e tij nuk kishin dyshuar kurrë se Imera nuk do ta shlyente borxhin e tyre brenda një kohe të shkurtër. “Ajo ishte një mjeke, është parë shpesh me çantë të mjekut dhe ajo mburrej se gjatë një muaji fitonte rreth 30.000 franga. Prandaj, borxhin do ta kthente deri në fund të marsit, thotë George G.