Padi penale për dy avokatë të shtetit

Sektori për Krim të Organizuar pranë MPB-së deri te Prokurori për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dorëzuar padi penale kundër 64-vjeçarit P.N. nga Prilepi, me vendbanim në Shkup dhe 45-vjeçarit B.P. nga Velesi, të dy të punësuar si avokatë të shtetit në zonën e Velesit, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepra penale “Punë të papërgjegjshme në detyrë” dhe “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”.