Noizy apelon të ndihmohen banorët në Manëz

Noizy, këto ditë ka qenë shumë aktiv duke ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Ai po vazhdon ende që t’i ndihmojë banorët në forma të ndryshme si dhe të shpërndajë informata të rëndësishme lidhur me ta.

Së fundi, përmes një postimi, Noizy bëri të ditur se situata në Manëz të Durrësit është alarmuese, ngase ka rreth 20-30 shtëpi të dëmtuara që nuk u ka shkuar në ndihmë askush.

Reperi bën thirrje që strukturat e ngritura për këtë punë të merren urgjentisht me këtë rast. /Lajmi.net/

Loading...