Qindra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Shkupit. Turistët të cilët kanë pasur të paguara aranzhmane për në Egjipt, kanë mbetur të bllokuar në aeroport për shkak se siç thonë turistet aeroplani nuk ka ardhur për këtë desitinacion, njofton 24 vesti.

Turistët thonë se agjencitë i kanë njoftuar se ka pasur problem teknik me aeroplanin por presin që të arrij një avion tjetër. Turistët është dashur që të fluturojnë për në destinacionin e tyre një orë pas mesnate, por për shkak të problemeve teknike nuk kanë udhëtuar, ndërkaq sipas informatave të fundit fluturimit do të realizohet sot në ora 10:40 minuta.