Wesley Sneijder ka vendosur “të varë këpucët në gozhdë” në moshën 35-vjeçare. Pasi i përfundoi kontrata 18-mujore me ekipin nga Katari, Al-Gharafa, një nga heronjtë e “tripletës” së famshme të Inerit i thotë lamtumirë futbollit të luajtur për të nisur një karrierë të re si drejtues.

Fantazisti holandez, në fakt, është bërë pjesë e stafit drejtues të skuadrës së vendlindjes, Utrecht.

“Dashuria për qytetin e lindjes është shumë e madhe,” – deklaroi Sneijder.

Ish-numri 10 Interit, nënkampion bote me Holandën në Botërorin e vitit 2010, ka fituar gjithçka në karrierën e tij: 1 Champions League, 1 Botëror Klubesh, 1 titull, 2 Kupa dhe 3 Superkupa të Holandës, 1 titull dhe 1 Superkupë në Spanjë, 1 titull, 2 Kupa dhe 1 Superkupë në Itali, 2 kampionate, 3 Kupa dhe 3 Superkupa në Turqi.

Loading...