Edhe Remzie Osmanit është nga këngëtaret më të dashura dhe më të afirmuara në vend.

Artistja që me vite i ka qëndruar kohës, po vazhdon të adhurohet e të kërkohet ende më shumë nga një opinion i gjerë, shkruan Kosovarja.

Krijimtaria e saj është e mbushur me këngë të dëgjuara, videoklipe të veçanta e performanca të magjishme.

Vitet kanë kaluar por këngëtarja nuk ka ndryshuar aspak, përkundrazi është rinuar ende më shumë dhe është zbukuruar.

Jo vetëm kaq, ajo ka krijuar një stil në vete, për çka po e bën të pakrahasueshme dhe të veçantë nga të tjera këngëtare.

Remzia gjithmonë pëlqehet dhe ia qëllon me fustanet që zgjedh për të përformuar, madje së fundi përdori 3 fustana të ndryshëm për incizimet e ardhshme që do ti bëjë.

Të bukur dhe të mahnitshëm kishte zgjedhur dhe këtë herë, e juve iu mbetet të vendosni se cili më shumë po iu pëlqen? /Kosovarja/

Loading...