“New Rules” nga Dua Lipa thyen rekord të ri klikimesh

Dua Lipa ka arritur një sukses të ri me këngën “New Rules”, të cilit i është gëzuar jashtë mase.

Kënga ka kapur shifrën prej 2 miliardë klikimesh në kanalin YouTube, e për këtë Dua falënderon të gjithë për përkrahjen.

“New Rules 2 miliard shikime. Faleminderit shumë secilit për dashurinë dhe mbështetjen… kjo është vërtet çmenduri”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Dua Lipa pritet që gjatë këtij viti ta lansojë albumin “Future Nostalgia”. 

Loading...