Grupet punuese të pushtetit dhe opozitës nesër në Kuvend do të mbajnë takim të ri për ligjin për prokurorinë publike, konfirmuan për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski, LSDM-së nuk i përgjigjet të miratohet ligji për prokurorinë publike dhe e frenon gjithë procesin, për shkak se LSDM-ja, siç deklaroi në intervistën për MIA-n “dëshiron të implementojë dhunë juridike në luftën me kundërshtarët politikë”.

Kryeministri Zoran Zaev, konsideron se grupet punuese nuk janë larg arritjes së marrëveshjes për ligjin për prokurori publike. Ai është optimist dhe është i gatshëm të ulet sërish me Mickovskin në tryezë, por pasi që ekipet negociuese do të bëjë një hap para. Takimi i nesër i grupeve punuese për ligjin për prokurori publike është i pari pas takimit të liderëve të Zaevit dhe Mickovskit që u mbajt në fillim të muajit dhe nga i cili nuk doli asnjë zgjidhje.

Loading...