Shkruan: Kim Mehmeti

“Është irituese kur dëgjon se edhe LDK-ja kërkon rinumërimin e votave në Kosovë, se me çdo kusht donë të del e para dhe ta merr postin e kryeministrit?! Dhe është e pamundur të mos pyesësh vetveten: vallë drejtuesit e kësaj partie mund të jenë kaq të pangishëm dhe kaq të pandjeshëm ndaj vullnetit dhe fatit kolektiv?! Andaj keni kujdes dhe mos e hidhni poshtë atë që e kam deklaruar para një muaji: si do që të bashkëpunojnë mes veti Lëvizja VETËVENDOSJE dhe LDK-ja, do mbetet ajo që ato i dallon dhe i ndanë mes veti sa qiellin e tokën: VV e din si i ndihmohet dhe si i shërbehet Kosovës, e LDK-ja e dinë si sundohet e si zhvatet ajo! Andaj VV e sheh Kosovën si vend të cilit gjithmonë i kanë munguar burrështetas që do i shërbenin asaj, e LDK-ja si shtet të cilit i mungojnë sundues që do vazhdojnë ta zhvatin atë. Shikuar nga ky këndvështrim, drejtuesit e LDK-së me asgjë nuk dallojnë nga ata të ‘Klanit Pronto’, për të cilët Kryetari i VV ishte, dhe mbeti, armiku më i madh i tyre se cilido burrështetas serb. Pra, LDK-ja e tanishme thuajse me asgjë nuk ndryshon nga PDK-ja, përpos të shkuarës së saj të lavdishme kur i shërbente pavarësisë së Kosovës, e me të cilën, ajo e mbulon të sotmen dhe turpin e saj të viteve kur, si gjithë sunduesit tjerë, e zhvati vendin. Shkurtë e shqip, LDK-ja i ngjanë një vajze të përdalë, e cila i shitet e i përdridhet atij që i ofron më shumë, por si bijë e familjes së njohur që është, nuk mbetet e pamartuar, sepse dikush e merr për ‘grua’ prej zori, e dikush shkaku i namit familjar! Pastaj siç duket, drejtuesit e saj kanë mendësi politike ‘serbe’ dhe atë që nuk mund ta arrijnë me votë, e realizojnë nëpërmjet të shantazhit. Dhe duke qen të tillë, ata janë mësuar gjithmonë, e me cilindo, të jenë pjesë e qeverisë si dhe të sillen thuajse kurrë nuk e kanë drejtuar Kosovën dhe se nuk janë nga ata që vendit ia morën të gjitha, e nuk i dhanë asgjë! Andaj duhet thënë qartë e shqip: nëse edhe kësaj radhe shkelet mbi vullnetin e popullit dhe të rinisë kosovare, pra nëse edhe pas kësaj fitoreje, VV i pamundësohet drejtimi i shtetit atëherë nuk ka dyshim se Kosovën ende e kontrollojnë qarqet policore e politike serbe!” 

Loading...