Nëpërmjet këtyre fotografive, Majk kujton Kobe Bryantin

Reperi Majk është prekur nga vdekja e Kobe Bryant.

Ai sot nëpërmjet publikimit të disa fotografive në Instastory e ka kujtuar basketbollistin e ndjerë.

Kujtojmë se edhe vetë Majk dikur ka qenë aktiv në basketboll dhe duket se i preferuari i tij paska qenë pikërisht legjenda Bryant.

Kobe Bryant vdiq më 26 janar së bashku me vajzën e tij pas një aksidenti me helikopter.