Nënshkruhet marrëveshja për autostradën Shkup-Bllacë

Në hapësirat e pres-qendrës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë është duke u nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e autostradës, Shkup-Bllacë. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe Ministri i Transportit, Goran Sugarevski sqaruan se ndërtimi është i ndarë në dy pjesë, respektivisht njëherë do të ndërtohet pjesa e parë prej 2 kilometrash dhe më pas ajo prej 10 kilometrash. Dy kilometrat e parë do të financohen nga buxheti i shtetit kurse pjesa e ngelur do të ndërtohet me kredi./TV21