Në vend se ti arrestojë Komitat, policia ka arrestuar kosovarët e sulmuar!

Mbrëmë komitët kanë sulmuar e rrahur 3 qytetarë të Hanit të Elezit (Kosovë). Në vend se dhunuesit të kapen dhe të dorëzohen para drejtësisë dhe në vend se të rrahurve t’u jepej ndihma e parë, policia e Oliver Spasovskit dhe Agim Nuhiut ka arrestuar 3 kosovarët duke i marrë në pyetje plot 5, 6 orë. Ata u mjekuan vetëm pasi u futën në Kosovë. Kjo sjellje antinjerëzore qoftë nga huliganët komitë qoftë nga institucionet që ligjërisht duhet t’i mbrojnë të sulmuarit, çuditërisht nuk u dënua as nga ambasada e Kosovës e as nga partitë shqiptare në RMV. Ky shtet duhet ta kuptojë se incidente të këtilla (ku komitët kanë një kronologji antishqiptare) mund të përfundojnë me prishje të relacioneve ndërshtetërore KS-RMV, sidomos kur kjo e fundit eksportin e vetëm konkret e ka me Kosovë sepse Kosova dhe qytetarët e saj nuk do të tolerojnë përsëritjen e dukurive të këtilla. (Valon Bela)