Në komunën e Kumanovës numri i nxënësve shqiptarë ka shënuar rritje në krahasim me ato maqedonas, edhe përkundër fluksit të madh të emigrimit. Këtë e kanë pohuar nga autoritetet komunale.>

“Në 10 vitet e fundit po ndryshohet struktura në bazë kombësisë dhe vazhdimisht po rritet numri i nxënësve shqiptarë dhe po zvogëlohet ai i nxënësve maqedonas. Numri në këtë moment në shkollë është përgjysmë. Paralelet në bazë të ligjit mund të jenë nga 24-34 nxënës dhe gjithashtu ligji parasheh që klasa mund të funksionojë edhe me një numër më të vogël të nxënësve.

Në rastin konkret për shkak të rritjes së numrit të nxënësve në paralelet shqiptare, ato nuk e kalojnë ligjin për numër maksimal të nxënësve dhe është në baza të asaj 34 nxënës”, pohoi për TV21, Zhika Krstevski, udhëheqës në Sektorin e Arsimit pranë komunës.

Problemin me numër të madh të nxënësve shqiptarë nëpër paralele e ka edhe shkolla fillore “Toli Zordumis”, ku zhvillohet mësim në maqedonisht dhe shqip. Por prindërit e nxënësve shqiptarë ankohen për mbingarkesë të nxënësve në paralelet shqipe.

Loading...