Në afërsi të bregut të Mauritanisë humbin jetën 58 emigrantë

Së paku 58 emigrantë janë mbytur pasi që anija e cila i ka transportuar rreth 150 emigrantë nga Gambia, është fundosur në bregun e Mauritanisë. Ky lajm u konfirmua nga Agjencia për emigrim e Kombeve të Bashkuara.

Autoritetet në Mauritani, njoftuan se 58 kanë ndërruar jetë, ndërsa të mbijetuarit kanë dëshmuar se anija nga Gambia, është larguar të mërkurën e kaluar.

Mes tjerash të mbijetuarit kanë thënë se në anije ka pasur gra dhe fëmijë, si dhe kanë sqaru se 83 persona kanë arritur të notojnë deri në breg.